INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapen 2.3 ton drogë në Itali, në pranga edhe një shqiptar

Kapen 2.3 ton drogë në Itali, në pranga edhe një shqiptar

Publikuar më: 12:13 02-09-2017

Policia italiane ka sekuestruar 2.3 ton marijuanë në portin e San Benedettos dhe ka vënë në pranga një shqiptar 24-vjeçar dhe një shtetas italian 63 vjeç. Mediat italiane raportojnë se gomonia që transportoi drogën ka mundur të shkarkojë sasinë e lëndës narkotike dhe është larguar në ujërat detare mes Kroacisë dhe Malit të Zi duke i shpëtuar Guardia di Finanza. Lënda narkotike u sekuestrua në afërsi të bregut në këtë zonë bashkë me 625 litra benzinë ndërsa të arrestuarit ndodheshin në një furgon gati për të transportuar lëndën narkotike.Kjo wshtw sasia mw e madhe e drogës sw kapur nw kwtw zonw ndwrsa dyshohet se ngarkesa ishte nisur nga Shqipwria. Por zyrtarwt e policisw thoin se hetimet për trafikun e lëndëve narkotike vijojnë mes Italisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Gomonia ka mundur t'i shpëtojë ndjekjes që ka zgjatur disa orë derisa ka humbur gjurmët në ujërat mes Kroacisë dhe Malit të Zi. Vijon kontrolli në det për gjetien e gomones dhe arrestimin e trafikantëve.

Article Logic
Execution time: 0.0041739940643311