INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapen dy shqiptarë, organizonin trafikun e drogës nga Ballkani drejt Italisë [VIDEO]

Kapen dy shqiptarë, organizonin trafikun e drogës nga Ballkani drejt Italisë [VIDEO]

Publikuar më: 10:36 13-12-2017

Policia italiane ka arrestuar dy të rinj shqiptarë nën akuzën e trafikut të drogës. Ata kishin krijuar një rrjet të trafikimit të lëndës narkotike nga Shqipëria, në Puglia dhe destinacioni përfundimtar Castrovillari. Shqiptarët që vepronin në qytezën e Pollino-s janë Fabian Gjergji, 28 vjeç dhe Klesti Qose, 29 dhe trafikonin sasi të mëdha droge të llojit heroinë dhe marijuanë. Operacioni i koduar “Kali i Zi”, që nisi me arrestimin e 8 personave, arriti të çonte pas hekurave dy shqiptarët që rezultuan të kishin udhëhequr transportimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të substancës narkotike në periferi të Caserta-s. Duke shfrytëzuar një rrjet aktiv në Salento, dy shqiptarët merrnin drogë nga Ballkani dhe furnizonin tregun italian. Gjatë kërkimeve policia gjeti, një sasi të konsiderueshme heroine të fshehur në një lavatriçe të banesës së tyre. Pas arrestimit të dy shqiptarëve autoritet hetimore shpresojnë që të zbulojnë të dhëna të reja që do ti çojnë në identifikimin e drejtuesve më të lartë që organizojnë "trafikun" e drogës nga Ballkani drejt Italisë.

Article Logic
Execution time: 0.0025911331176758