Policia e Breshias dhe e Milanos, ditët e fundit ka ndaluar 5 shqiptarë, anëtarë të një bande të specializuar për vjedhjen e banesave, shkruajnë mediat italiane, citon Syri.net.
Grupi kriminal e kishte bazën në Sesto San Giovanni dhe ka vepruar në mënyrë sistematike në krahina të ndryshme të Lombardisë dhe Piemontes.
Hetimet kanë nisur muajt e fundit nga njesia policore e Breshias pas disa vjedhjeve ku përfshihej edhe një makinë e kushtueshme Mercedes, për të cilën u analizuan xhirimet e kamerave të mbikqyrjes në rrugët kryesore.
Në shtëpinë e njerit prej të dyshuarve është gjetur edhe një pistoletë me 37 plumba, rezultat i vjedhjeve të kryera së fundmi në Bergamo.
Për katër nga pesë të arrestuarit është dhënë masa e sigurisë me burg, kurse i pesti që doli vetëm ë fazën finale të hetimit, u lëshua.
Hetuesit janë kordinuar me Prokurorët e Breshias dhe të Milanos.