Një i ri nga Shijaku është arrestuar në tentativë për të kaluar 190 kilogram kanabis drejt Italisë. Erblin Tuka u arrestua në portin e Durrësit, pasi në kamionin e tij u gjet sasia e madhe e drogës. Policia, pasi pati dyshime e shoqëroi kamionin tek Skaneri ku dhe rezultoi se në dyshemenë e mjetit kishte disa pako. Më pas Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 158 pako me peshë rreth 190 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis.