INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapriçot e motit! Pas përmbytjeve, ja si do jetë moti këtë javë

Kapriçot e motit! Pas përmbytjeve, ja si do jetë moti këtë javë

Publikuar më: 19:36 03-12-2017

Shqipëria është prekur rëndë këtë fundjavë nga reshjet e shumta të shiut, por mesa duket javën e ardhshme situata do të ndryshojë në mënyrë drastike. Sinoptikanët paralajmërojnë dobësimin e reshjeve, që për fat mirë do të vijnë duke u pakësuar gjatë javës. Por nga ana tjetër temperaturat parashikohen në ulje.
Në një lidhje telefonike për ‘News24’, sinoptikania Tanja Porja parashikoi reshje dëbore në zonat malore dhe në disa pjesë të lindjes së vendit, ku mund të arrijnë deri në 70 cm.
“Deri në mesditën e të hënës moti vijon të jetë i paqëndrueshëm, por nuk presim intensifikim të situatës. Nesër në mesditë presim një përmirësim. Deri të enjten në mbrëmje moti do jetë i kthjellët, por do ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave. E marta dhe e mërkura do kenë temperatura deri në -5. Të premten presim një rritje të ndjeshme të temperaturave. Ndërkohë gjatë 24 orëve të ardhshme pritet që gjithë zona malore në veri dhe një pjesë e lindjes do ketë reshje dëbore gjatë natës dhe nesër paradite. Në disa zona të thella malore do ketë 60-70 cm dëborë, ndërsa në zona të tjera trashësia do shkojë deri në 30 cm”, tha sinoptikania.

Article Logic
Execution time: 0.003338098526001