Mësoni si do jenë temperaturat në vendin tonë.
Sipas MeteoAlb, moti për ditën e martë mbetet gjatë gjithë ditës kryesisht i vranët, me shira të përkohshëm në të gjithë Shqipërinë.
Shira më të dendur priten në Qendër dhe zonat Juglindore, por shira më të pakët rrezikojnë Ultësirën Perëndimore.
Në mbrëmje dhe gjatë natës, shira të përkohshëm mbeten prezent në territor, kryesisht në zonat Lindore.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por rënie me 2°C sjellin orët e mesditës duke ulur maksimumin në 27 – 28°C.
Era do fryjë mesatare në Jug por e fortë në Veri dhe pjesërisht në Qendër, me shpejtësi 55 km/h nga Verilindja, ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë.