INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapriçot e motit. Temperatura të larta, por edhe rrebeshe shiu

Kapriçot e motit. Temperatura të larta, por edhe rrebeshe shiu

Publikuar më: 08:18 03-08-2018

Dita e sotme do të mbizotërohet nga një mot me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat pritet të gjenerojnë shira të dobët në zonat Lindore. Sërish pas mesditës vranësirat fuqizohen duke sjellë shira mesatarë dhe lokalisht intensivë në Lindje dhe Juglindje të vendit si edhe rrebeshe të izoluara në Qendër dhe Jug të vendit. Mbrëmja përmirëson dukshëm motin në pjesën më të madhe të vendit. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë konstante gjatë mëngjesit, por mesdita sjell një rënie të lehtë me 1-2°C kur pritet maksimumi 36-37°C. Era do fryjë e lehtë, por mesatare në mbrëmje, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë. Ndërkohë edhe në Europë do të ketë luhatje . Juglindja dhe pjesërisht Qendra e Europës paraqiten me vranësira dhe rrebeshe afat-shkurtra shiu. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian mbetet në kushtet e motit kryesisht të kthjellët.

Article Logic
Execution time: 0.0039989948272705