INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Karburanti dhe cigaret, mallrat më të importuar në Shqipëri

Karburanti dhe cigaret, mallrat më të importuar në Shqipëri

Publikuar më: 09:43 11-02-2019

Karburanti dhe cigaret janë dy mallrat që Shqipëria importon më shumë nga vendet e tjera. Sipas të dhënave zyrtare nga Doganat që i përkasin periudhës janar-nëntor 2018 produkti më i importuar në vend për nga vlera ishin karburantet, prej të cilave u volën 33,9 miliardë lekë të ardhura. Cigaret ishin produkti i dytë më i importuar, nga zhdoganimi i të cilave u arkëtuan 19 miliardë lekë, duke kontribuar me rreth 13 për qind të totalit te të ardhurave. Më tej importi i metaleve kontribuoi me 8.3 miliardë lekë ne të ardhurat doganore.

Më pas vjen plastika e materialet e ndërtimit. Por dhe ushqimet janë ndër 14 mallrat më të importuar nga jashtë. Në vitin 2018 importet e mallrave arritën gjithsej vlerën 641 miliardë lekeve, duke u rritur me 2,4 %, krahasuar me 2017.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031239986419678