Kastorët janë kafshë që bëjnë pjesë në familjen e kastorëve. Normalisht ata nuk janë të dëmshëm pasi ndërtojnë foletë e tyre në natyrë(janë mjaft të njohur për digat që ndërtojnë me anë të shkopinjve), larg njerëzve. Sidoqoftë çdo kafshë e egër është e paparashikueshme.
Ndodh që brejtës të vegjël si miu krijojnë dëme të konsiderueshme për objektet njerëzore. Një kafshë me madhësinë e kastorit ka më shumë premisa për të dëmtuar gjëra që mund të jenë mjaft me vlerë për ne.
Ish senatori amerikan Paul Ryan ka folur në intervistën e tij të fundit në lidhje me një problem të çuditshëm që kishte hasur kohët e fundit. Kur ai kishte shkuar në shtëpinë e prindërve të tij dhe kishte provuar që të ndizte një makinë, të cilën nuk e kishte përdorur që prej një viti, ajo nuk punonte. Menjëherë Ryan kishte dalë nga makina dhe kishte nisur që të kontrollonte motorin e makinës dhe atëherë ai kuptoi çdo gjë.
Kastorët kishin krijuar një fole në pjesën e motorit të makinës. Ata kishin brejtur çdo pjesë jo metalike që ndodhej aty. Thjesht ajo makinë nuk mund që të rregullohej më u shpreh senatori.