INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katalonia nuk e shpall pavarësinë, kërkohet dialog me Spanjën

Katalonia nuk e shpall pavarësinë, kërkohet dialog me Spanjën

Publikuar më: 20:29 10-10-2017

Presidenti katalonas Carles Puigdemont ka mbajtur fjalën e tij në parlamentin e Katalonjës. Ai ka shpallur edhe pavarësinë e rajonit. Pasi ka renditur një sërë faktesh, duke thënë se Spanja ka ndërhyrë brutalisht mbi katalanasit dhe se ka pasur edhe kërcënime në drejtim të qytetarëve katalanas dhe se mbi 90 për qind thanë “po” në referendum.

“Nuk kam planifikuar kurrë asnjë kërcënim apo ofendim ndaj dikujt. Jemi të gjithë pjesë e të njëjtit komunitet”, tha fillimisht presidenti i Katalonjës.

“Ishte hera e parë që një votim zhvillohej nën agresionin e policisë, e kjo pasi qeveria spanjolle është sjellë në një mënyrë agresive ndaj nesh. Megjithatë, më shumë se dy milionë njerëz vranë frikën dhe dolën për të votuar”, tha më tej Carles Puigdemont.

“Çështja katalanase nuk është një çështje vetëm e jona, por e mbarë Europës. Që prej përmbysjes së diktaturës së Frankos, Katalunja ka kontribuuar gjithnjë për demokraci dhe paqe, sepse kjo është e vetmja rrugë për të ecur përpara. Ne kemi dashur gjithmonë të uleshim në bisedime me qeverinë e Madridit”, tha ai.

“Tashmë ka ardhur momenti vendimtar për Katalonjën, e unë si president duhet të ndjek vullnetin e popullit për ta shpallur të pavarur Katalonjën. Por dua të marr ende kohë për t’i dhënë mundësi dialogut, duke pezulluar efektet e shpalljes së pavarësisë”, u shpreh Puigdemont.

 Udhëheqësi separatist thekson se: “Nuk jemi puçist, jemi dhe do të mbetemi një popull. Në orët e fundit shumë me mua dhe kanë dhënë sugjerime, ide të ligjshme dhe të respektueshme. Por ajo çka do t me mua dhe kanë dhënë sugjerime, ide të ligjshme dhe të respektueshme, por ajo që unë do të paraqes sot nuk është një vendim personal, por rezultati i fillim tetorit. Buron nga referendumi. Qytetarët i thanë ‘po’ pavarësisë dhe kjo është e vetmja gjuhë që kuptojmë. Kësisoj deklaroj pavarësinë dhe i kërkoj Parlamentit ta pezullojë atë për disa javë për të hapur dialogun.

Article Logic
Execution time: 0.0039279460906982