INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katolikët, s’ka më pritje për pushtetarët vetëm për të vafërit

Katolikët, s’ka më pritje për pushtetarët vetëm për të vafërit

Publikuar më: 14:33 15-12-2016

Arqipeshkvia e Tiranës dhe Durrësit edhe pse e ka të qartë që festat e fundvitit janë gjithmone një motiv gëzimi për të gjithë këtë vit ka marrë një vendim të padëgjuar më parë. Pritjen e politikanëve do ta zëvendësojë me atë të të varfërve. Pra këtë vit me sa duket e zhgënjyer nga politika ka vendosur ti mbajë larg dhe të ofrojë më shumë mikpritje dhe dashuri për të pamundurit.
Në komunikatën për median shkruhet se Krishtlindja është veçanërisht festë e të varfërve dhe për është ky motivi pse Arkidioqeza e Tiranë - Durrësit ka vendosur që, në Krishtlindjen e këtij viti, në vend të pritjes zyrtare për pushtetarët, politikanët, ambasadorët e të tjerë, të organizojë një drekë për të varfërit në ambjentet e Arqipeshkëvisë Tiranë - Durrës.

Ndërsa ka njoftuar se meshët kryesore, për kremtimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit, të udhëhequra nga Arqipeshkëvi i Tiranë Durrësit Imzot Gjergj Frendo O.P., do të jenë:

Mesha e Natës me datë 24 dhjetor në orën 24.00

Mesha e Ditës së Krishtlindjes do të jetë në orën 11.00

 

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768