INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këndi i lodrave tek Liqeni gati në 1 Qershor. Veliaj: Nishani butaforik [FOTO]

Këndi i lodrave tek Liqeni gati në 1 Qershor. Veliaj: Nishani butaforik [FOTO]

Publikuar më: 08:52 30-05-2016

Bashkia e Tiranës është gati për 1 Qershorin, festën e fëmijëve. Kjo festë do të vijë ndryshe për vogëlushët e kryeqytetit, pasi një park lodrash do të jetë gati për ta në 1 qershor. Bashkia mbajti premtimin që në 1 qershor, parku më i debatuar, ai i Lodrave në Parkun e Liqenit Artificial të jetë gati pikërisht në këtë datë. Edhe pse solli reagime të forta jo vetëm nga shoqëria civile, por dhe përplasje institucionale mes bashkisë dhe Kryetarit të shtetit, kryebashkiaku vijoj punimet duke e shndërruar në këtë mënyrë parkun e Liqenit Artificial. Nëpërmjet fotografive të publikuara në rrjetin social facebook, Erjon Veliaj thotë:

“Jemi gati! Dhe 3 ditë gjer më 1 Qershor për këndin më të madh të fëmijëve! Mirënjohje kolegëve që punuan me 3 turne pavarësisht dhunës, shkatërrimit e fyerjeve. E mira, e bukura dhe e drejta vonojnë, por triumfojnë! Merr fëmijët e shihemi më 1 Qershor. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen”.

Por kryetari i Shtetit e ka kundërshtuar ashpër ndërtimin e këndit të lodrave, ndërsa ka kërkuar hetim ndërkombëtar për këtë çështje. Ndërsa në përgjigje të kësaj kërkesi, kryebashkiaku Veliaj tha:

“Kërkesa e Presidentit për hetim ndërkombëtar është një butafori në fund të detyrës së tij.Presidenti me dhimbset se nuk reagon për gjëra të rëndësishme, por për një kënd lojërash. Kërkon ta dërgojë këndin e lojërave në Hagë”.
Ndërkohë Veliaj siguroi se parku i lojërave do të inagurohet në ditën e fëmijëve, 1 qershor, dhe për këtë tha ai po punohet me tre turne.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0044770240783691