Kjo fundjavë do të jetë e përsosur për ju që keni planifikuar të pushoni në plazh. Kjo pasi temperaturat pritet të pësojnë një rritje të ndjeshme.
Rritja e temperaturave ka nisur që ditën e sotme dhe sipas “Meteoalb”, do të kulmojë në fundjavë deri në 38 gradë C.
Më të larta temperaturat priten në zonat qendrore dhe jugore të vendit. Nuk përjashtohen zona të cilat do të shënojnë vlerën 39 gradë C dhe jemi duke folur për “vlera të matura në hije”.