Ditën e djeshme, kreu i Policisë së shtetit, Haki Çako denoncoi më të vërtet një fakt shumë shqetësues që në nuk e dinim.
Ai denoncoi mosfunksionimin e radarëve, gjë që sipas tij i pengonte punën e policisë, por ai ka marrë menjëherë reagimin Ministrisë së Mbrojtjes e cila e përgënjeshtroi këtë fakt. Ndërkohë sot, televizioni Neës24 ka siguruar një letër që ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj i ka dërguar Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Në letrën e dërguar, thuhej qartë se radarët nuk funksiononin ashtu siç duhej dhe se shumicen e rasteve kishin dale nga kontrolli, dhe se kanë vështirësuar punën e policisë, duke bërë që operacionet e antidrogës të mos kapeshin me sukses.
Gjithashtu Demiraj theksoi një rast me të vërtetë shumë shqetësues, ku sipas tij në një operacion shumë të rëndësishëm radarët u fikën në mes të operacionit antidrogë të policisë. Çfarë po ndodh realisht?