INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Keni dërguar një mesazh dhe më pas jeni penduar? Ja çfarë të bëni që marrësi të mos e lexojë

Publikuar më: 10:33 28-04-2016

Keni dërguar një mesazh dhe më pas jeni penduar? Sa herë ju ka ndodhur një gjë e tillë? Sot, për të fshirë mesazhin përpara se marrësi ta lexojë vjen “Protect your privates”, një app i ri i cili lejon që përmes tastit “recall” të eliminoni mesazhet për të cilat jeni penduar që i keni dërguar, duke krijuar mundësinë që marrësi të mos mund t’i hapë dot kurrë.

Duket si fantashkencë? Në fakt nuk është aspak kështu, duke qenë se aplikacioni është zhvilluar nga mjeku amerikan Isaac Darikashvill, i cili e ka krijuar duke menduar për menaxhimin e kartelave mjekësore, siç raporton Mirror.

“Mendoj se nuk ekziston diçka më e mirë për të mbrojtur privatësinë. Është praktikisht e pamundur që një njeri të ruajë një mesazh nëse dërgohet nga një nivel i sigurisë së lartë”, – thotë mjeku. Por ka më shumë se kaq, pasi veçse zhduket çdo gjurmë e mesazhit nga serveri, aplikacioni pengon edhe bërjen screen shot të mesazheve dhe shpërndarjen e tyre tek personat e tjerë.

Për momentin “Protect your privates” është i disponueshëm vetëm për pajisjet iOS, edhe pse shumë shpejt pritet të krijohen versionet për Windows dhe Android. Përdoruesit mund të zgjedhin mes tre niveleve të sigurisë: Mild, Wild e Insane, të cilat fshijnë mesazhet respektivisht pas tre, 12 apo 24 orëve.

Article Logic
Execution time: 0.0044047832489014