INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni para? Koha ti investoni në... [VIDEO]

Keni para? Koha ti investoni në... [VIDEO]

Publikuar më: 19:30 09-01-2018

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, eksperti i SME-ve, Daniel Guçe, ka folur për biznesin e vogël dhe biznesin e mesëm. Eksperti i SME-ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë ata që mendojnë të bëjnë investime.

Guçe e vuri theksin tek sektori i turizmit, i cili sipas tij, do të kthehet në shtyllën kryesore të ekonomisë në Shqipëri sepse Shqipëria siç e dimë, është një vend i cili ofron një ekosistem shumë të mirë dhe të favorshëm për të pasur të gjitha llojet e turizmit.

“Fillon me turizmin e aventurës i cili ka vazhduar dhe po zhvillohet, është turizmi i hotelerisë dhe kulinarisë shqiptare, që po merr atë formën duke u kthyer tek tradita. Janë agjencitë e shërbimeve në turizëm dhe operatorët turistik, por janë edhe rrëfyesit turistik”, është shprehur eksperti i SME-ve.

Pra sipas Guçes, nëse investojmë në turizëm, qoftë edhe si udhërrëfyes turistik, në të ardhmen kjo gjë mund të të kthehet në certifikatë, të bën profesionist  dhe këtë punë në të ardhmen mund ta kthesh  në biznes si një guidues apo udhërrëfyes i promovimit të Shqipërisë turistike.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: 

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543