Astronautët janë tipa seriozë, të ndjeshëm me ‘sendet e duhura’, të cilëve u besohet të fluturojnë pajisjet me vlerë miliarda paund. Por çdo mision në Mars ka nevojë që të përfshijë në anije edhe një “humorist”, ose “kloun klasik”, që të mbajë moralin e astronautëve lart dhe të jenë të suksesshëm në detyrën e tyre.
Ky është përfundimi i një hulumtimi të bërë nga NASA, e cila thotë se ndjenja e humorit është jetike për ekip, i cili ka nevojë të mbajë moralin lart gjatë një udhëtim dy-vjeçar në Mars, i cili mund të ndodhë në vitet 2030.
Roli i humoristit do të testohet në simulimet e misionit të grupit NASA në Qendrën “Johnson Space” në Houston të Teksasit. Profesor Jeffre Johnson tha: ‘Grupet punojnë më mirë kur kanë dikë që merr rolin e klounit klasik.