INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënimet me tritol: 450 Gram makinës së biznesmenit

Kërcënimet me tritol: 450 Gram makinës së biznesmenit

Publikuar më: 16:38 25-03-2016

Një sasi prej 450 gram tritol i është vënë makinës së 44 vjeçarit të identifikuar me inicialet V.B, biznesmen banues në Vlorë, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Ngjarja është mësohet se ka ndodhur në Tiranë pranë “Liqenit të Thatë”. Policia bën të ditur se lënda eksplozive është vendosur në pjesën e poshtme të makinës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se lënda eksplozive nuk është shpërthyer për arsye të paqarta, pasi kapsolla detonatore e vendosur brënda lëndës plasëse ka bërë eksplodim.

Është policia ajo që ka lajmëruar ngjarjen ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat.

Ja çfarë thothë policia:

“Më datë 24.03.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sepse në rreth orës 07:30, tek “Liqeni i Thatë”, shtetasit V. B., 44 vjeç, banues në Vlorë, në automjetin e tij tip “Mercedes Benz”, në pjesën e poshtme i kanë vendosur një objekt të dyshuar si lëndë eksplozive, e llojit C-4, në masën 450 (katërqind e pesëdhjetë) gr. Nga veprimet hetimore rezultoi se lënda eksplozive nuk është shpërthyer për arsye të paqarta, pasi kapsolla detonatore e vendosur brënda lëndës plasëse ka bërë eksplodim. Parashikuar nga Nenet 78, 22, e 278/5 të Kodit Penal”.

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541