INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënimet ndaj Rudina Xhungës, reagon Unioni i Gazetarëve: Të vihet para ligjit kërcënuesi virtual! [FOTO]

Kërcënimet ndaj Rudina Xhungës, reagon Unioni i Gazetarëve: Të vihet para ligjit kërcënuesi virtual! [FOTO]

Publikuar më: 22:15 06-09-2017

Debatet e fundit publike mbi çështjen e Skënderbeut dhe besimtarëve myslimane kanë prekur në mënyrë të konsiderueshme publikun shqiptar.

Nuk kanë reshtur komentet e forta online me tone të ashpra, të adresuara edhe ndaj emrave të njohur të diskursit publik shqiptar.  I fundit është rasti i bërë publik sot nga Rudina Xhunga, e cila denonconte kërcënimet e forta që kishte marrë nga një person në Facebook. Nuk ka vonuar as reagimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, në krah të gazetares dhe analistes së njohur. Unioni jo vetëm ka denoncuar kërcënimet verbale në hapësirën virtuale, në rrjete sociale dhe blogje mediatike që janë bërë përgjatë ditëve të fundit, por ka kërkuar edhe identifikimin, si dhe vënien para ligjit të kërcënuesit virtual të Xhungës. Duke apeluar rreth rrezikut që përbën ky precedent ndaj pluralizmit fetar, u ka kërkuar gjithashtu “autoriteteve ligjzbatuese dhe sidomos pranë prelateve te feve që bashkojnë komunitetet fetare në shoqërinë tonë për më shumë solidaritet dhe refuzim ndaj akteve dhe individëve ekstremiste”. Më poshtë vjen deklarata e plotë:

Unioni.png

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668