Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se, do të bllokojë marrëveshjen e arritur me Bashkimin Evropian sa i përket çështjes së emigrantëve, nëse turqit nuk do të mund të fitojnë të drejtën për të udhëtuar pa viza në vendet e “Schengen”-it.
Turqia ka paralajmëruar vazhdimisht se e gjithë marrëveshja do të binte poshtë, nëse kërkesat e saj nuk do të plotësoheshin.
“Nëse kjo nuk ndodh, asnjë vendim dhe asnjë ligj në kornizën e marrëveshjes së ripranimit nuk do të dalë nga Parlamenti i Republikës së Turqisë”, tha Erdogan, në përmbyllje të Samitit Botëror Humanitar që u zhvillua në Stamboll.