Kompozitori i njohur Limoz Dizdari kërkon ndihmë tek partia që e “braktisi” disa vite më parë, pasi është kërcënuar. Dizdari i ka shkruar kryeministrit Rama ku i kërkon të takohet se ndihet i kërcënuar. Ai është kërcënuar me jetë për një çështje pronësie të Qëndrës Kulturore dhe Artistike në Ksamil të Sarandës.
Ja ç’shkruan:
“I dashur Edi, dua t’iu takoj. Më kanë kërcënuar dhe ndihem shumë i kërcënuar”.
Në mbështetje të kompozitorit kanë dalë dhe intelektualë si Nasho Jorgaqi, Fatos Kongoli, Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj, të cilët kërkojnë që kërcënimi ndaj Dizdarit të trajtohet me seriozitet.