INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kërcënohet Talat Xhaferi. Patriotët maqedonas: Mos i drejto seancat shqip [VIDEO]

Publikuar më: 14:35 08-05-2017

Maqedonasit kanë filluar të ndihen të kërcënuar nga fakti se gjuha shqipe do të jetë gjuhë  zyrtare në Maqedoni. Pas zgjidhjes së Talat Xhaferit në krye të parlamentit kanë ardhur edhe kërcënimet e para në drejtim të tij. Forumi i Patriotëve maqedonas përmes një komunikate për mediat i është drejtuar Xhaferit që të mos e mendojë si opsion drejtimin e seancave të ardhshme në gjuhën shqipe. Nëpërmjet këtij njoftimi “Forumi i Patriotëve Mendjelirë” dënon sjelljen dhe provokimet e deputetëve shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë”, njofton agjencia e lajmeve INA. Ata deklarojnë se për ta është i papranueshëm patriotizmi dhe sjellja e tij në Parlament. “Zotëri Xhaferi, shpresojmë se nuk do të vazhdosh me provokimet dhe të paralajmërojmë, as mos ta mendosh që seancat e ardhshme ti drejtosh në gjuhën shqipe ”, thuhet në reagim.  Ndërkohë gazeta britanike “Sunday Times” ka publikuar një shkrim ku thuhet se Maqedonia është vënë nën presion nga Rusia. Zyrtarët rusë kanë folur për shkëputje të saj nga Perëndimi ose në të kundërt vendi do "të përballet me represione", ka arritur të zbulojë  The Sunday Times.  Shenjat se ambiciet e Kremlinit për Ballkanin po rriten ,janë vërtetuar nga fakti se anëtarët e qeverisë maqedonase u vunë përballë kërkesës së ambasadorit rus për të rritur besnikërinë ndaj Moskës.

Article Logic
Execution time: 0.0034680366516113