INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënuan me armë biznesmenin për 50 mln lekë, arrestohen në flagrancë 2 të rinjtë

Kërcënuan me armë biznesmenin për 50 mln lekë, arrestohen në flagrancë 2 të rinjtë

Publikuar më: 17:10 12-05-2016

Pas një hetimi të seksionit të hetimeve të krimeve ndaj pronës, dhe pas urdhër arrestit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pas akuzave për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.

Të arrestuarit janë:

Sadik Dinga, 27 vjeç banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikim monedhash”dhe Ervis Alla, 29 vjeç, banues në Krujë, pronar i mobileri “Vllaznia”.

Arrestimi i tyre u krye pasi u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në momentin që këta shtetas po përgatiteshin të merrnin shumën e 50 milion lekëve nga shtetasi I. A., 59 vjeç, biznesmen .

Këta shtetas dyshohen të jenë dhe autorë te ngjarjeve për veprën penale “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”:

– Ndaj shtetasit B. K., 60 vjeç, biznesmen në dhënie me qira ambientesh ku i është kërkuar shuma e 50 milion lekëve

– Ndaj shtetasit A.L., (biznesmen mobilier) ndodhur në qytetin e Durrësit ku i është kërkuar me anë të kanosjes shuma e 30 milion lekëve në muajin Prill 2016.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 5 karta sim, me të cilat dyshohet të kenë shërbyer për kryerjen e veprës penale.

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225