INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkesa e Shullazit: Të dëshmojnë avokatët e Danit, Beqaj dha tjetër version

Kërkesa e Shullazit: Të dëshmojnë avokatët e Danit, Beqaj dha tjetër version

Publikuar më: 11:39 14-02-2017

Emiljano Shullazi i ka kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda që të merren në pyetje si dëshmitarë dy avokatët e Gilmando Danit.

Në kërkesën e bërë, Shullazi shprehet që avokatët të tregojnë atë që iu ka thënë biznesmeni Ylvi Beqaj pasi ky i fundit iu ka dhënë një versionë tjetër të ngjarjes.

Deri tani s'ka pasur asnjë ballafaqim midis Shullazit dhe Beqaj pasi të gjitha seancat kanë dështuar.

Mbi Emiljano Shullazi rëndojnë akuzat si gjobëvënie dhe kërcënime ndaj Beqajt dhe personave të tjerë, ndërsa vazhdon gjykimi i dosjes së tij, ku janë të akuzuar edhe Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

Article Logic
Execution time: 0.0030648708343506