INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

'Kërkesa të lëna në hije'/ Besa Shahini: Zyrat arsimore do t'i nënshtrohen riorganizimit [VIDEO]

Publikuar më: 14:01 24-01-2019

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka paralajmëruar kontrolle dhe riorganizime të zyrave arsimore pas denoncimeve të shumta të qytetarëve.

Sipas saj deri më tani kanë rezultuar shumë kërkesa pa përgjigje në platformën “Mësues për Shqipërinë”. Në këto kushte Ministrja ka marrë masën e parë, atë të shkarkimit nga detyra të Drejtoreshës së Zyrës Arsimore në Mat, Arjana Rami.

“Morëm shkas nga një emision televiziv për një mësuese që ecte dy orë në këmbë për të shkuar në shkollë. Ajo kërkoi një vend më afër, por Zyra e Arsimit në Mat nuk ia mundësoi.  Ajo që është e papranueshme është se zyra e arsimit nuk ka kthyer as përgjigje. 41 ankesa pa përgjigje. Ne e shkarkuam drejtoreshën e Matit”, u shpreh Shahini.

Gjithashtu Shahini u shpreh se dhe punësimi i mësuesve ndihmës do të kryhet përmes portalit Mësues për Shqipërinë.

Article Logic
Execution time: 0.003399133682251