INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kërkesat e profesorëve të UT përpasin deputetët e Komisionit të Edukimit[VIDEO]

Publikuar më: 13:16 05-02-2019

Një grup profesorësh nga Universiteti i Tiranës që kundërshtojnë vendimet e qeverisë dhe ligjin e arsimit të lartë kanë kërkuar që të dëgjohen nga deputetët e komisionit të edukimit. Po kjo kërkesat nuk është pritur fort mirë nga deputetët e PS të cilët janë përpasur me ata të opozitës.

“S'është efikase të flasësh për ligjin në tërësi,” tha Mirela Kumbaro.
Po Albana Vokshi ju kthye kështu: “Nuk keni ndjekur problemet e ligjit!”
Kumbroi replikoi: “I kam ndjekur se kam 29 vjet në universitet”
Ndërsa deputetja Valentina Duka ka kërkuar që ky komision të mbajë qëndrim kundrejt fyrejve që Kryeministri Rama ju ka bërë profesorëve, kurse Paktin për Universitetin ajo e quajt si shkatërrues të autonomisë. Po nuk mendon kështu deputeti i socialist Fidel Ylli.
“Kryeministri s'ka punë të ndërsejë studentët kundër dekanëve dhe profesorëve.
Po mbështetëm Paktin për Universitetin do shkatërrojmë autonominë,” tha demokratja Duka.
Fidel Ylli ju kundërpërgjigj: “Është një nga ligjet më të mira që është bërë”.
Ndërkaq Albana Vokshi ironizoi kur tha se ky është ligji më i mirë që ka nxjerrë të gjithë studentët në protestë dhe profesorët në grevë.

Article Logic
Execution time: 0.0041170120239258