INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkoi lirim me kusht, tërhiqet i 'forti i Tiranës': Dua ta kryej dënimin në...

Kërkoi lirim me kusht, tërhiqet i 'forti i Tiranës': Dua ta kryej dënimin në...

Publikuar më: 14:14 10-10-2018

Nehat Kulla i cili është i dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e Halim Gjuzit. Para pak muajsh ai ka kërkuar të lirohet nga burgu, por pas 7 seancash gjyqësore është tërhequr nga kjo kërkesë.

Ai është shprehur se dëshiron të kryejë të gjithë dënimin e mbetur, por në shtëpi.

"Dua të kryej gjithë dënimin e mbetur por dua ta kryej në shtëpi. Jam sëmurë, dua të rri pranë gruas. Kam dhe gruan në gjendje të rëndë shëndetësore. Kam respektuar të gjitha lejet shpërblyese”, ka thënë para Gjykatës Kulla.

Nehat Kulla është i dënuar me 20 vite burg për vrasjen e shoferit të ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata qëndron në qeli prej vitit 2005. Deri tani me gjithë uljet e dënimeve që ka marrë ndër vite, i ka mbetur edhe 1 vit për të kryer në Burgun e Fushë Krujës.

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777