INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkojnë ti bashkohen PROTESTËS së STUDENTËVE, banorët e Astirit refuzohen nga të rinjtë

Kërkojnë ti bashkohen PROTESTËS së STUDENTËVE, banorët e Astirit refuzohen nga të rinjtë

Publikuar më: 12:24 08-12-2018

Qindra e mijëra studentë vazhdojnë edhe sot lëvizjen dhe protestën e tyre. Protestës së tyre duan ti bashkohen dhe banorët e Astirit, por këta të fundit janë refuzuar nga studentët.

Protesta vazhdon për të pestën ditë radhazi. Studentët kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe se nuk ka asnjë lidhje me politikën.
“Protesta do vazhdojë, s’do ketë tërheqje. Do vazhdojmë deri në grevë urie”, tha një student në protestë.

Të pyetur pse nuk ulen në bisedime pas thirrjes së kryeministrit ata thanë se së pari duhet të plotësohen kërkesat.

“Nuk ka asnjë arsye të bisedojmë me Kryeministrin për sa kohë nuk plotësohen kërkesat bazë”, u shpreh një tjetër.
Studentët janë ndalur në rrugë duke kënduar himnin kombëtar për disa çaste dhe më pas janë mbledhur para MASR.

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941