INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ketan Makwana, inovatori ikonë i dekadës, i bashkohet si folës Konferencës së Marketingut Dixhital – AllWeb Albania

Ketan Makwana, inovatori ikonë i dekadës, i bashkohet si folës Konferencës së Marketingut Dixhital – AllWeb Albania

Publikuar më: 17:45 28-09-2017

Ketan Makwana është një folës ndërkombëtar shumë i njohur i TEDx, sipërmarrës serial dhe mentor i cili e ka nisur rrugëtimin e suksesshëm të bizneseve të tij 7 vite më parë.
Si rezultat i hendekut të aftësive që ekzistonte midis edukimit të punonjësve dhe sipërmarrësve, Ketan lançoi ‘Enterprise Lab’ e cila është shndërruar në një agjenci mbështetëse për Zhvillimin, Sjelljen & Qëndrimin për më shumë se 100.000 njerëz kudo në botë.
Në vitin 2012 Ketan themeloi dhe zhvilloi “Youth Enterprise Live” të mbështetur nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe nga eventi më i madh i fokusuar në Edukimin, Punësimin dhe Sipërmarrjen për moshat 15-30 vjeç i organizuar në Angli … duke u nisur nga kjo ai mori pozicionin si Këshilltar Special i Kryeministrit për Politikat Rinore. Punë të tjera të tij përfshijnë marrjen pjesë në Samitin E20 si dhe ka një pozicion drejtues në misionin e Parlamentit Europian & Komisionit për strategjinë e vitit 2020 për sipërmarrjen dhe punësimin.

Ketan është këshilltar i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për politikat ekonomike të të rinjve, punon me qeveritë dhe ministritë ndërkombëtare për Zhvillimin e Ekosistemit të Sipërmarrjve, është anëtar i shumë bordeve drejtuese dhe paneleve duke përfshirë MIT dhe Konsullin Britanik, si dhe është ambasador i UKTI dhe zyrave për zhvillimin dhe mirëqenien e sipërmarrjeve të huaja në të gjithë globin.

Si një sipërmarrës Ketan është vlerësuar me:

Çmimi Smarta 100 në vitin 2012 për krijimin e një prej bizneseve më me impakt në Britaninë e Madhe
Biznesi më i vlerësuar nga “Start Young Global Awards”
I përfshirë në “Maserati 100”, të cilët janë 100 sipërmarrësit që po ndikojnë në brezat e ardhshëm
I përfshirë në “Top 100 Asian Stars” në “UK Tech” në vitin 2015
Inovatori ikonë i Dekadës i vlerësuar nga “Women Economic Forum 2015”
Ketan ishtë një finalist në:

Sipërmarrës i ekselencës në “National Diversity Awards 2014”
Mentori më i mirë në “National Mentoring Exellence Awards 2015”
AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare.

Ky është viti i dytë që AllWeb mirëpret në Tiranë folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital.

Article Logic
Execution time: 0.0016050338745117