Edhe pse shpesh Shqipëria është vënë në qendër të vëmëndjes së mediave të huaja për problematika duke veçuar vetëm anët negative të saj, këtë herë është vlerësuar.
Bukuritë e saj natyrore kanë tërhequr edhe vëmëndjen e njërës prej faqeve më të ndjekura në Facebook “Dope traveling”. Aty paraqiten vendet më të bukura turistike të mbarë botës dhe krahas Bora Bora, Maldive apo hoteleve luksoze, renditet edhe Ksamili i bukur shqiptar.