Leaks për Samsung Galaxy Note 9 janë tej mase të shumtë dhe pse lançimi i tij zyrtar është më 9 Gusht. Sot duket se është publikuar trajleri zyrtar dhe të gjithë jemi gojëhapur.
Në trajler deklarohet që do të kemi të bëjmë me një device me 512 GB memorie. Bateria supozohet që do të zgjasë të paktën një ditë të plotë dhe po ashtu ky smartphone do të jetë parajsë e vërtetë për fotografët. Përveç memories masive, Samsung na njofton që do të krijojë dhe kartë memorie 512GB dhe që Note9 do të jetë smartphoni i parë në botë që do të suportojë atë.
Për më tepër ja ku keni trailerin që është publikuar 6 ditë para lançimit zyrtar dhe që duket shumë profesional për të qenë fan-art:
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.