INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klajda Gjosha: Pa bashkëshortin s`do ja dilja dot… [VIDEO]

Klajda Gjosha: Pa bashkëshortin s`do ja dilja dot… [VIDEO]

Publikuar më: 12:22 07-03-2017
Ishte vetëm 14 vjeçare kur njohu njeriun e jetës së saj, bashkëshortin, me të cilin sot kanë një djalë rreth 2 vjeç, Luis. Bëhet fjalë për Klajda Gjoshen, e cila në një rrëfim emocional në emisionin “Tek unë” me Arjola Shehun, në IN Tv, ka folur jo vetëm për karrierën e saj në politike por dhe jetën familjare. 
Edhe pse jemi mësuar ta shohim gjithnjë nën kostumin politik, por Klajda Gjosha ka zgjedhur të “zhvishet” nga ky kostum dhe të rrëfehet për jetën e saj familjare. Klajda flet për bashkëshortin, i cili sipas saj ka qënë suporti më i madh në jetë, në çdo hap që ka hedhur qoftë në familje e po ashtu dhe në karrierë.
Lidhja e tyre e dashurisë ka lindur që në adoleshencë, e një dashuri kaq e madhe pavarësisht vështirësive që kanë kaluar në jetë, ia doli të triumfiojë në martesë të lumtur rreth tre vite më parë.
Fryt i martesës së Klajda Gjoshas është dhe i vogli Luis, I cili erdhi në jetë kur Gjosha ishte në krye të Minsitrisë së Integrimit. E në fakt detyrën nuk e la për asnjë moment, duke e marrë djalin në zyrë apo dhe në udhëtime jashtë vendit, aty ku e thërriste detyra. 
Miqtë e saj e njohin si një njeri jo të dhënë pas karrierës, ndaj janë surprizuar jo pak me angazhimin e saj politik.
Por sigurisht Klajda ka prekur edhe pjesen politike duke folur për angazhimin e saj me LSI-në, forcë politike e cila I dha shtysën e duhur për të qënë një nga politikanet femra më të dashura për publikun.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887