INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KLD kthen në detyrë ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj

KLD kthen në detyrë ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj

Publikuar më: 13:50 07-05-2018

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur sot që të rikthejë në detyrë ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, e cila do të jetë gjyqtare në Gjykatën e Apelit. Gjyqtarja rikthehet me vendim të KLD pasi ka fituar dy vendime gjyqësore. Ajo ishte larguar nga posti pasi i përfundoi mandati dhe kishte bërë kërkesë për rikthimin e saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit.  Po ashtu Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi rikthimin në detyrë edhe të gjyqtares, Pajtime Fetahu, të akuzuar për korrupsion. Ndërkohë KLD ka rrëzuar kërkesën e ministres së Drejtësisë për shkarkimin e gjyqtarit të Durrësit Petraq Curri. Sipas provave të paraqitura në KLD vendimin për mos lejimin e dërgimit në Itali të Alket Hatisë nuk e ka dhënë gjyqtari Curri, por një tjetër gjyqtar.

Article Logic
Execution time: 0.0033769607543945