INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KLD pezullon 3 gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Durrës

KLD pezullon 3 gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Durrës

Publikuar më: 11:10 09-02-2018

Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezullon nga detyra dy gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Durrës, si dhe drejtuesin e këtij institucioni. Lajmin e bën me dije vetë KLD përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare. Gjyqtarët e pezulluar janë; Petrit Çeno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitrin,pas njoftimit të krimeve të rënda se me datë 06.02.2018, ishin marr të pandehur të tre këta gjyqtarë. Vendimi erdhi pasi anëtarët e Këshillit që drejtohet nga presidenti Ilir Meta shqyrtuan informacionet e ardhura nga Prokuroria e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Duke qenë se gjyqtari Petrit Çeno ushtron edhe detyrën e kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës, Këshilli,caktoi gjyqtarin Desart Avdulaj, për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetarit së kësaj gjykate.

Article Logic
Execution time: 0.0033009052276611