INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klement Balili del sot para gjykatës, çfarë do të vendoset ndaj tij

Klement Balili del sot para gjykatës, çfarë do të vendoset ndaj tij

Publikuar më: 09:21 17-01-2019

Dy ditë pas ndalimit, Klement Balili do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë. Seanca për vendosjen e masës së sigurisë do të zhvillohet në orën 14:00. 

I konsideruar “Eskobari i Ballkanit” Klement Balili akuzohet për disa verpa penale, ndër to dhe trafik ndërkombëtar droge. 

Prokuroria e Krimeve të Rënda në shtator të vitit 2016 ka regjistruar procedim penal për veprën penale "trafikim narkotikesh", në bazë të informacioneve dhe materialeve të ardhura nga Greqia. Në ngarkim të Klement Balilit, në Tiranë është sjellë nga Greqia një dosje me gati 3 mijë faqe lidhur me akuzën e “trafikut të narkotikëve”.

Ai ka qenë person në kërkim nga policia shqiptare prej më shumë se dy vitesh, dhe nuk është vënë në pranga, ndonëse policia ka organizuar disa here aksione për gjetjen e tij.
Këtë të enjte gjykata do të vendos për masën e sigurisë dhe vijimin e hetimeve ndaj tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036351680755615