INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klonuesi i kartave të kreditit: Kujdes! Ja si mund të mbroheni prej tij

Klonuesi i kartave të kreditit: Kujdes! Ja si mund të mbroheni prej tij

Publikuar më: 09:34 28-09-2017

Kujdes! Klonuesi i kartave të kreditit ka ardhur dhe në Shqipëri.

Një arrestim shumë i rëndësishëm është bërë ditën e djelë. Kapet bullgari i cili klononte kartat e kreditit. Ai përdorte një metodë që quhet “skimmer”, nëpërmjet së cilës kopjonte të dhënat e kartave, siguronte kodin dhe pas klonimit të të dhënave, realizonte vjedhjen.

Athanas Malev dhe Eftimov ishin dy bashkë punëtorë që e ushtronin këtë profesion prej disa muajsh në Shqipëri, por druajse këto hajdutë nuk kanë qenë të vetmit në Shqipëri, më parë janë arrestuar edhe shtetas turq, transmeton top channel.

Një sqarim vjen nga Nevila Kovaci, kryetare e Komitetit të kartave të Shoqatës së Bankave, “Krahas masave të vetë bankave përdoruesve u këshillojmë të mos ekspozojnë kodin PIN, të mos e ndajnë atë me të tretë persona që mund të jenë pjesë e mashtrimit dhe të bëjnë raportim pranë bankave për çdo rast dyshimi”.

Article Logic
Execution time: 0.0035128593444824