INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klosi: Marrim masa të ashpra, nuk tolerojmë që…

Klosi: Marrim masa të ashpra, nuk tolerojmë që…

Publikuar më: 12:03 21-05-2018

“Inspektoriati i Mjedisit së bashku me inspektoriatin e bashkisë kanë penalizuar mbi 30 subjekte të cilët janë kapur në shkelje të ligjit, por kjo është një masë e pamjaftueshme. Do të vazhdojmë me masa më të ashpra duke shkuar deri në heqjen e lejes për ndërtim të këtyre subjekteve pasi nuk mund të tolerojmë që mjedisi të trajtohet si mall pa zot”- ishte kjo deklarata që dha ministri i Turizmit Blendi Klosi gjatë një vizite në Kodër Mëzez.

Ministri Klosi kërkoi gjithashtu bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar çdo rast flagrant të shkeljes së ligjit.

I pranishëm në inspektimin e pikës së krijuar në këtë zonë, nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku u shpreh se kjo problematikë e vjetër tashmë është e rregulluar nëpërmjet planit urbanistik dhe se të gjithë subjektet duhet të ndjekin rregullat dhe procedurat e duhura dhe të mos i hedhin mbetjet në natyrë.

Article Logic
Execution time: 0.002357006072998