INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klosi: Nuk do të lejohet importi i makinave mbi 10 vjet prodhim

Klosi: Nuk do të lejohet importi i makinave mbi 10 vjet prodhim

Publikuar më: 17:31 22-09-2018

Së shpejti pritet të kufizohet importi i mjeteve të përdorura në bazë të vitit të përdorimit.

Është ku projektvendimi i cili u bë me dije nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi pikërisht në ditën pa makina. Nga 1 janari i vitit 2019 nuk do të lejohet importimi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim Projektligji ka dy pika kryesore. E para është ndalimi i importit të makinave të vjetra mbi 10 vite.

Elementi i dytë është ulja e TVSH-së për automjetet e reja në 10% nga 20% që është aktualisht, duke i bërë ato më të lira.Klosi tha se kjo masë merret për të mbrojtur mjedisin dhe shëndetin e banorëve dhe synon edhe reduktimin e ndotjes që shkaktohet nga karburantet.Ministri nnëvizoi se makinat e vjetra që qarkullojnë sot nuk do të dalin nga tregu, por do u jepet kohë që të përshtaten.

E njëjta gjë do të bëhet edhe për automjetet që janë importuar dhe që janë stok, pra nuk janë targuar akoma. Klosi tha se janë rreth 60 mijë automjete të tilla, të cilave do u jepet një afat prej 4-5 muaj që të targohen.

“Nuk mund të lejohet që Shqiperia të jetë një varrezë e madhe makinash dhe të kemi pika grumbullimi të skrapit në mes të qytetit dhe flasim për qytete të mëdha. Është një biznes që nuk ka asnjë rregull” u shpreh Klosi.

Article Logic
Execution time: 0.003676176071167