INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KLSH “godet” kryetaren e KQZ, Luzin. Ja pse…

KLSH “godet” kryetaren e KQZ, Luzin. Ja pse…

Publikuar më: 13:51 12-08-2016

Kontraktimi i një kompanie private në 2013 nga KQZ, mund ta “fundosë” drejtuesen e tij Lefteri Luzin që e ka firmosur dhe dhënë projekt një kompanie spanjolle. Është Këshilli i Lartë i Shtetit që ka kallëzuar në prokurori drejtuesen e KQZ, për faktin se ka vlerësuar se ka favorizuar kompaninë spanjolle në vitin 2013, kur projekti mund të kryhej edhe nga vetë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe ç'është më e keqja këto dy projektet pilot në Tiranë dhe në Fier, dështuan. Dëmi i shkaktuar sipas KLSH është 2.6 mln euro. Pra shkak për padinë e KLSH është bërë dështimi i projektit pilot të votimit elektronik në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës në qarkun e Tiranës dhe atë të Fierit.

Në raportin e KLSH për kontrollet e ushtruara në periudhën janar-qershor 2016 në KQZ, rezultojnë dhe shkelje të reja:

- SHKELJET ME DËM EKONOMIK TË KONSTATUAR NË SEKTORIN E TATIM – TAKSAVE:
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në vlerën 898 mijë lekë, nga të cilat: 789 mijë lekë nga mosndalja e tatimit në masën 15% mbi të ardhurat e realizuara në projektin me objekt “Përshtatja e zgjedhjeve vendore me modulin e zgjedhjeve parlamentare, të përshkruajë rolet, rezultatet dhe përgjegjësitë që lidhen me zbatimin e Softëar-it në programin AlbERT” dhe 109 mijë lekë nga mosndalja e tatimit në masën 15% mbi të ardhurat e përfituara në formë bonusi mbi shpenzimet e transportit pasi shuma e të ardhurave të përfituara nuk është bashkuar me pagën, mbi të cilën duhej llogaritur tatimi mbi të ardhurat.

- NË FUSHËN E PROKURIMEVE, SHKELJE E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  351 179 000 lekë

- KALLËZIMET PËR NDJEKJE PENALE
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (Kryetare e KQZ). Buletini i dytë statistikor i vitit 2016, përmbledh rezultatet e të gjitha auditimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë periudhës janar-qershor. Në këtë buletin përfshihen, dëmi ekonomik i konstatuar, të ardhurat e munguara, masat disiplinore dhe administrative të rekomanduara, si edhe kallëzimet penale të përcjellë në Prokurori, për auditimet e përfunduara.

Article Logic
Execution time: 0.0034618377685547