INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KLSH, institucionet publike kanë shkaktuar 825 milionë euro dëm

KLSH, institucionet publike kanë shkaktuar 825 milionë euro dëm

Publikuar më: 11:29 08-02-2018

Institucionet publike dy vitet e fundit i kanë shkaktuar buxheti të shtetit një dëm prej 825 milion euro. Ky konkluzion i Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas një analize të hollësishme është detajuar në zëra. 

Në grupin e parë përfshihen parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 85.8 milionë euro. Tek grupi i dytë kategorizohet shkelja e disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën 739.7 milionë euro dhe tek i treti bëjnë pjesë borxhet ndaj tatimeve dhe doganave.

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105