INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

KLSH, ju ''tërheq veshin'' ambasadave! Ja përse...[VIDEO]

Publikuar më: 10:57 19-12-2018

Kontrolli i Lartë i Shtetit ju ka “tërhequr veshin” ambasadave shqiptare, pasi ato kryejnë çdo vit investime dhe rikonstruksione, por përdorimi i fondeve është cilësuar si pa eficencë.

Në një auditim të zhvilluar pranë Drejtorisë së Shërbimit të Trupit Diplomatik janë marrë në analizë disa prej shpenzimeve që kanë bërë ambasadat shqiptare kryesisht për investime. Referuar dokumenteve është vënë re se rikonstruksionet janë bërë pa skica dhe projekte ndërkohë që nuk ka një analizë çmimesh për punët e bëra. KLSH ka vënë re copëzim të fondeve për investime duke rezultuar në eficencë të ulët të përdorimit të parasë.
I njëjti raport nënvizon se ambasadat e marra në anlizë janë ato të Republikës së Shqipërisë në Athinë, Stokholm, Bruksel dhe Romë dhe kur për punët e kryera nuk disponohen shënime teknike. Po kështu nuk ka raporte mbi kostot një mangësi, që KLSH nënvizon se e has shpesh.
Sipas KLSH-së, në hartimin e preventivit paraprak për punime investim-mirëmbajtje, nuk janë zbatuar plotësisht kërkesat ligjore të parashikuara në manualet teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe analizave teknike të tyre, apo klasifikimi dhe struktura e kostos së punimeve të ndërtimit.
Një tjetër element që KLSH ka marrë në vlerësim për Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik është ajo e qiradhënies së ambienteve brenda dhe jashtë vendit. Tarifat e vendosura nga grupi që miraton këto vendime sipas KLSH nuk janë të bazuara mbi çmimet e tregut dhe nuk ka një analizë të detajuar për këtë aspekt.

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387