INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koalicioni opozitar, ja cilat janë partitë që firmosën me PD-në

Koalicioni opozitar, ja cilat janë partitë që firmosën me PD-në

Publikuar më: 09:38 23-04-2019

Partia Demokratike firmosi sot një marrëveshje me 10 pika për krijimin e koalicionit opozitar me aleatët e saj.

Disa nga partitë nënshkruese të kësaj marrëveshje janë: Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e Monika Kryemadhit, Partia Republikane (PR) e Fatmir Mediut, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) e Dashamir Shehit, Partia për Drejtësi dhe Unitet (PDIU) e Shpëtim Idrizit, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) eVangjel Dules, Partia Agrare Ambientaliste (PAA) e Agron Dukës, Partia Demokristiane (PDK) e Nard Ndokës.

Një nga pikat e kësaj marrëveshje koalicioni është zhvillimi i zgjedhjeve pa Edi Ramën kryeministër, por përmes një qeverie tranzitore, që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

Firmosja e marrëveshjeve është e veçantë për secilën nga partitë aleate të PD-së.

Article Logic
Execution time: 0.0029559135437012