INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koka e grupit të kokainës në Tiranë/ Kush është 30 vjeçari i njohur si ''Loli i verës''

Koka e grupit të kokainës në Tiranë/ Kush është 30 vjeçari i njohur si ''Loli i verës''

Publikuar më: 11:08 06-03-2019

Të tjera detaje zbulohen nga operacioni “Laboratori”, ku u sekuestruan 1800 gram heroine dhe 200 gram kokaine.

BalkanWeb tregon se koka e grupit ishte 30-vjeçari Florian Nurja i cili njihet me pseudonimin “Loli i verës”.

Ai bashkëpunonte me 27-vjeç arin Pieraldo Pelushi i njohur edhe me pseudonimin Pipo. Te dy këta persona kishin përshtatur një apartament në ‘rrugën e Kavajës’ ku përpunonin lenden narkotike dhe e ndanin në doza me të vogla dhe me pas ua shpërndanin shpërndarësve të dorës së dytë.

Policia në baze te informacioneve i gjurmoi dhe i ndaloi në rrugë duke udhëtuar me një automjet brenda të cilit u gjeten 4 peshore elektronike. Pas kontrollit të banesave u zbulua dhe lënda narkotike.

Ne pranga ranë dhe 3 persona të tjerë që kishin dijeni se në apartament përpunohej drogë, por nuk e kishin denoncuar këtë në polici. Vijojnë hetimet për zbulimin e gjithë rrjetit. Ky grup heroinën dhe kokainën e shpërndanin në Selite, ‘rruga e Kavajës’, ne zonën e ish parku, Kombinat dhe Yzberisht, pasi aty kishin dhe pikat e tyre te kontaktit.

Article Logic
Execution time: 0.0034351348876953