Presidenti i Policisë Federale Gjermane Dieter Romann ka zbarkuar në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm dha një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili nga ana e tij paralajmëroi për “lajme interesante”, që me ç’thonë burimet, kanë të bëjnë me arrestime të bujshme.
“Dhe t’u jap një këshillë, gjatë këtyre ditëve dhe javëve rrini afër me Bitën dhe Gentin se do ketë lajme interesante. Se kur bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira. Të tjerat dalëngadalë”, tha Xhafaj i cili më herët është shprehur se: “Tetori ka qenë muaji i bashkëpunimit të ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit me Gjermaninë”.
I rezervuar Xhafaj në deklaratën e tij ashtu sikurse kryeministri Edi Rama i cili gjithsesi është kujdesur të thotë “Prisni dhe do e shihni”.
Për t’u kthyer edhe njëherë te vizita e zyrtarit gjerman... Fakti që Presidenti i Policisë Federale ka zbarkuar në Shqipëri, nuk është fare rastësor.
Burimet i thanë newsbomb.al se të gjitha “sinjalet” të çojnë te Arbri Çekaj, biznesmeni shqiptar arrestuar në Gjermani për 613 kilogram kokainë fshehur në banane, kapur në Portin e Durrësit.
Çekaj “ka folur” duke zbërthyer gjithë zinxhirin e ...