Një operacioni i bërë nga policia në Barriera të Milanos në banesën e një shqiptari ka zbuluar një sasi të madhe kokaine dhe euro. Bëhet fjalë për 25 kilogramë kokainë e 35 kilogramë prokainë, që shërben për përzierjen e drogës dhe disa milion euro.
Policia kishte nisur rreth një vit më parë të kishte në mbikqyrje shqiptarin, por shtysën më të madhe, operacioni e kishte marrë në 12 maj, kur policia kishte vënë në pranga një 36-vjeçar shqiptar, i cili ishte kapur me një sasi prej 600 gramësh kokainë në banesën e tij.
Pas arrestimit, policia italiane i kishte gjetur shqiptarit një numër të madh çelësash. Policia ishte vënë në kërkim të banesave dhe në njërën prej tyre, gjatë mëngjesit të së hënës ka gjetur edhe sasinë e madhe të drogës si dhe dy presa që shërbenin për paketimin e saj.