INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kolonjari që ndërton jaht, Rama prezanton ndërtuesin: Një Lul për së mbari [VIDEO]

Publikuar më: 18:20 09-02-2019

“Një jaht në majë të malit në Kolonjë, ku Luli (një Lul për së mbari) ndërton ëndrrat e tij me fuqinë e një pasioni të jashtëzakonshëm” , kështu e ka cilësuar  kryeministri Edi Rama ndërtuesin e një jahti në majë të malit në Kolonjë, duke thumbuar dhe ironizuar njëkohësisht edhe kryetarin e PD, Lulzim Basha pasi mban të njëjtin emër me profesionistin.

"E RRALLE – Një jaht në majë të malit në Kolonjë, ku Luli (një Lul për së mbari) ndërton ëndrrat e tij me fuqinë e një pasioni të jashtëzakonshëm #RESPEKT”– ka shkruar Rama përkrah videos me veprën e rrallë.

Ndërsa në videon e publikuar në rrjetet sociale shprehet:

"Në këtë mal, në këtë rrënojë, një jaht i ndërtuar me dorë nga një "Lul për së mbari". Jahti është gati të dalë në det. Ja çfarë bën njeriu kur ka ëndrra, kur ka guxim, kur ka vullnet dhe kur i ka duart tamam të arta".

Article Logic
Execution time: 0.002133846282959