INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Komisioni hetimor për CEZ. PD: “Shkarkoni Ballën” [VIDEO]

Publikuar më: 16:01 09-12-2016

Taulan Balla:
 “Berisha një deshmirtar frikacak që nuk vjen në seancë”.
Ka mjaftuar kjo fjali e kryetarit të Komisionit Hetimor për çështjen ÇEZ, që të ndizet debat i ashpër mes shumicës dhe opozitës. Për opozitën, drejtimi i komisionit nga Taulat Balla ka konflik interesi, pasi ai ka 10 gjyqe të hapura me familjen Berisha. Për këtë arsye, demokratët i janë drejtuar me një shkresë Kryeparlamentarit Meta për përjashtimin e Taulant Ballës nga drejtimi i këtij komisioni. Në të kundërt sipas demokratëve, Sali Berisha nuk do të raportojë në komsion hetimor.
Arben Ristani:
“Ju zoti Balla jeni i dënuar për shpifje. Keni koflik interesi. Me familjarët e zotit Berisha. Inatet personale nuk mund ti bëni në këtë komision”.
Por kërkesa e opozitës për shkarkimin e zotit Balla nga drejtimi i komisionit të posaçëm është rrëzuar me votat e shumicës. Balla këmbënguli në kërkesën që Sali Berisha të raportojë në komision, qoftë edhe duke e sjellë me anë të policisë.
Taulant Balla:
“Më 12 dhjetor, Sali Berisha do të jetë në komision, do të njoftojmë dhe policinë e shtetit që ta sjellë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051