Pamje shqetësuese shfaqen në një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Ato tregojnë se punonjëset femra janë detyruar të qëllojnë njëra-tjetrën me shpulla në fytyrë gjatë mbrëmjes gala të fundvitit që organizoi kompania. Gratë, të cilat punojnë të gjithë për kompaninë e bukurisë dhe të kujdesit të lëkurës, Nanchang Jinhuayuan Meiye, thuhet se nuk kanë patur performance të lartë në punë gjatë gjithë vitit. Shefi i tyre thuhet se i ka bërë punonjëset të ndëshkojnë njëra-tjetrën në mënyrë që të mbajnë vendin e punës. Dënimi ekstrem u krye në skenë gjatë mbrëmjes gala të fundvitit të biznesit, të organizuar 14 vjetorin e kompanisë.