INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koncert në natën e ndërrimit të viteve, festë në sheshin ‘Skëndërbej’

Koncert në natën e ndërrimit të viteve, festë në sheshin ‘Skëndërbej’

Publikuar më: 13:31 31-12-2017

Tirana do ta presë sot ardhjen e Vitit të Ri 2018 në sheshin “Skënderbej”.

Me rastin e ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës ka përgatitur disa surpriza, duke nisur nga koncerti me këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare, e deri te shfaqja e mrekullueshme e fishekzjarreve që do të nisë me numërimin mbrapsht në orën 24.00.

Festa do të nisë në 22:30 të mbrëmjes me Koncertin e Vitit të Ri, ku do të performojnë këngëtarët e njohur Elhaida Dani, Tiri & Band, Kastro Zizo, Beatrix Ramosaj, Elgit Doda dhe Ronela Hajati, të cilët premtojnë një atmosferë festive dhe të gëzueshme për të gjithë qytetarët e Tiranës që Vitin e Ri do zgjedhin ta presin në sheshin “Skënderbej”.

Kësaj atmosfere do t’i shtojë magjinë e saj spektakli i fishekzjarrëve, i cili do të kulmojë në çastin e ndërrimit të viteve.

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771