INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koncesioni për ndriçimin e rrugëve përplas Manjanin me Gjiknurin

Koncesioni për ndriçimin e rrugëve përplas Manjanin me Gjiknurin

Publikuar më: 20:48 19-04-2016

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka kërkuar Ministrisë së Energjitikës, Damian Gjiknurit, të kthejë mbrapsht projektin për dhënien e koncesionit të ndriçimit të rrugëve në Tiranë dhe Durrës, një firme daneze, sepse ky projekt është konsideruar i paligjshëm.

Më 1 prill, Ministria e Energjisë i ka kërkuar asaj të Drejtësisë të shprehej në lidhje me një projekt vendim për të zhvilluar një tender, ku do ti jepej me koncesion një firme daneze ndriçimi publik i Tiranës dhe Durrësit.

Sipas Manjanit, është një cenim i autonomisë vendore kur Qeveria hyn në çështjet administrative të një shërbimi që i takon bashkive. Përveç tejkalimit të kompetencave, ai vë në dyshim projektin, duke u shprehur se është e paqartë zanafilla e propozimeve të kompanisë daneze “HeSaLight A/S”, që ka kryer një studim për sistemin e ndriçimit në Bashkinë Tiranë dhe Durrës. 

Article Logic
Execution time: 0.0036208629608154